Është përcjellë për në banesën e fundit Mustafë Mavraj, babai i futbollistit Mërgim Mavraj, që u nda nga jeta ditën e djeshme si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Në ceremoninë e varrimit kanë qenë të pranishëm trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi, kreu i FSHF Armando Duka si dhe lojtarë të Kombëtares.
Varrimi u bë në Saradan të komunës Istog, ku morën pjesë qindra qytetarë. Në mbështetje të futbollistit në këto çaste të vështira kanë qenë edhe tifozë të Kombëtares të cilët u bënë pjesë e ceremonisë mortore të babait të futbollistit. {gallery}mavraj{/gallery}