Përcillet në banesën e fundit prifti francez, iu pre fyti nga ekstemistët islamikë

Publikuar tek: bota, më 14:29 02-08-2016 Përcillet në banesën e fundit prifti francez, iu pre fyti nga ekstemistët islamikë

Mijëra njerëz janë mbledhur në katedralen e Rouen në Normandi, për funeralin e priftit francez Atë Zhak Hamel, i cili u vra në kishën e tij nga dy ekstremistë islamikë javën e kaluar.

Një ceremoni publike do të mbahet në katedrale, para se ai të varroset në një funeral privat. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, dhe klerikë të lartë katolikë romake do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit.

Atit Hamel iu pre fyti nga dy burrat që  sulmuan kishën e tij gjatë meshës. Sulmuesit  Abdel Malik Petitjean dhe Adel Kermiche ishin zotuar të dy për besnikëri ndaj të ashtuquajturit “Shtet Islamik”.

Dyshja, të dy të moshës 19 vjeç, u qëlluan për vdekje nga policia pas marrjes peng.

Një kushëri i Petitjean është arrestuar me dyshimin se ai e dinte që kushëriri i tij po planifikonte sulmin. Po ashtu edhe një burrë tjetër është vënë nën hetim formal për dyshime për përpjekje për të udhëtuar në Siri me Petitjean.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032907009124756
array(1) { ["section"]=> string(87) "percillet-ne-banesen-e-fundit-prifti-francez-iu-pre-fyti-nga-ekstemistet-islamike-48497" }