Përcjell mjekët shqiptarë në Rinas, Rama flet italisht: Italia është shtëpia jonë, po luftojmë me të njëjtin armik

Publikuar tek: aktualitet, më 17:16 28-03-2020 Përcjell mjekët shqiptarë në Rinas, Rama flet italisht: Italia është shtëpia jonë, po luftojmë me të njëjtin armik

Kryeministri Edi Rama ka përcjell në Rinas ekipin e mjekëve që do të shkojnë për ndihmë në kuadër të situatës alarmante të Covid-19.

Në fillim  ai ka bërë edhe një falenderim në gjuhën italiane për mjekët dhe më pas e ka cilësuar Italinë shtëpinë e të gjithëve.

Më tej, Rama ka deklaruar se Italia i priti shqiptarët në një moment kur kishin dhimbje të mëdha.

‘Di që edhe andej është shtëpia jonë që kur Italia dhe motra e e vëllezër italian na pritën kur Shqipëria digjej nga dhimbje të papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm, por sot motra dhe vëllezër janë duku u kuruar në spitalet në Itali edhe shqiptar, që po luftojnë për jetët e tyre. Është e vërtetë që të gjithë janë mbyllur në vendet e tyre, edhe vende shum të pasura që nuk kanë ofruar ndihmë. Kjo është një lufte ku askush nuk fiton i vetëm, edhe ju të dashur anëtarë do niseni për një luftë që ështëe edhe e jona. Sot ne jemi të gjithë italianë dhe Italia duhet ta fitojë luftënedhe për ne, për të gjithë, edhe për botën’, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010113954544067
array(1) { ["section"]=> string(118) "percjell-mjeket-shqiptare-ne-rinas-rama-flet-italisht-italia-eshte-shtepia-jone-po-luftojme-me-te-njejtin-armik-200431" }