Bergamo është ndalesa e kuqezinjve të kombëtares shqiptare pak para vajtjes në Francë 2016.
Kombëtarja kuqezi do të bëjë më datë 3 qershor testin e fundit në miqësoren me Ukrainën. Ndeshja mësohet se do luhet në stadiumin komunal të qytetit në orën 20:30.
Shqiptari i Italisë raporton se shqiptarët në Lombardi kanë organizuar edhe një takim festiv me kuqezinjtë në Bergamo me moton: “Përcjellim kombëtaren tonë në Francë".