Përdhunimi i 13-vjeçares, reagon deputetja e Kavajës: Jam për masa ndëshkuese dhe për mësuesit

Publikuar tek: aktualitet, më 22:41 05-02-2019 Përdhunimi i 13-vjeçares, reagon deputetja e Kavajës: Jam për masa ndëshkuese dhe për mësuesit

Deputetja e PD Oriola Pampuri, e ftuar në studion e KafeIn, ka deklaruar se heshtja e institucioneve për ngjarja e Kavajës, ku një 13-vjeçare u përdhunua nga disa adoleshentë, është kriminale.

Gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, deputetja tha se hallkat e zinxhirit të institucioneve përgjegjëse për rastin e rëndë, treguan mungesë të eficencës së tyre.

Si psikologe në profesion, zonja Pampuri ka fajësuar vecanërisht shkollën për mosreagim për ngjarjen.

“Ndonëse ka mungesë psikologësh në shkolla, detyrë e mësuesit është të vëzhgojë nga afër nxënësin, të njohë problemet e tij, ndaj unë jam për masa ndëshkuese dhe për mësuesit”, tha deputetja demokrate.Ndiqni intervistën në videon më poshtë

LAJMI NÊ:http://www.intv.al/kafein-ngjarja-e-rende-e-kavajes-oriola-pampuri-heshtja-e-institucioneve-kriminle-vido-86196?fbclid=IwAR0RRlKszpHISEYYZK9Z8h0ksArYTtoFLbeOfWrNcjBo7PxwtDJWrfR8q5Y

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.005033016204834
array(1) { ["section"]=> string(99) "perdhunimi-i-13-vjecares-reagon-deputetja-e-kavajes-jam-per-masa-ndeshkuese-dhe-per-mesuesit-151721" }