Përdhunimi i 13-vjeçares, revoltohet Hila: Vetëm shtireni se keni frikën e fatit që do të kenë 8 monstrat, këlyshat tuaj

Publikuar tek: aktualitet, më 15:34 04-02-2019 Përdhunimi i 13-vjeçares, revoltohet Hila: Vetëm shtireni se keni frikën e fatit që do të kenë  8 monstrat, këlyshat tuaj

Publicisti dhe ish-diplomati Dritan Hila ka komentuar  ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku një vajzë e mitur u përdhunua nga 8 adoleshentë, pasi shantazhohej me një video intime.

Hila shprehet se i revoltuar ndaj policëve të Kavajës, të cilët edhe pse e kanë marrë denoncimin, nuk janë vënë në lëvizje. I quan ata dhe eprorët e tyre plehra.

Gjithashtu, i drejtohet prindërve të adolëshentëve, të kursejnë të dalat me frazat steriotipe te llojit “jetojmë me dhimbjen e viktimës” apo “i kërkojmë falje dhe e kuptojmë”. Sipas publicistit, prindërit shtiren sepse kanë frikën e fatit të këlyshave të tyre.

Statusi i plotë:

Per 8 monstrat e Kavajes

Ç’ka do them me poshte, nuk jane fjale te hedhura ne inat e siper por te menduara mire.

Se pari e kam me policet e Kavajes qe kane marre denoncimin dhe nuk jane vene ne levizje. Jeni plehra. Ndersa eproret tuaj jane ca plehra me te medhenj se ju. Nuk e di çfare masash do marre ky ministri qe kur flet i mban syte ulur, por nese nuk ben piazza pulita ne ate komisariat, dhe nuk çon per ndjekje penale fajtoret e mbulimit te krimit, eshte po aq plehre sa perdhunuesit.

Se dyti e kam me prinderit e kafsheve. Nuk do zgjatem shume sepse dardha bie nen dardhe dhe ju jeni ata qe keni rritur monstra te tilla. Pra ngjani. Ndaj na i kurseni te dalat me fraza steriotipe te llojit “jetojme me dhimbjen e viktimes” apo “i kerkojme falje dhe e kuptojme”. Ju nuk kuptoni asgje. Vetem shtireni sepse keni friken e fatit qe do kene kelyshet tuaj.

Ne fund e kam me ato 8 monstrat. Keni shkaterruar nje jete. Nje qenie te pafajshme dhe te pafuqishme e keni shkaterruar fizikisht dhe psikologjikisht. Jeta e saj nuk ka per te qene me asnjehere ajo qe ka enderruar dhe fytyrat tuaja te peshtira do ti shfaqen ne makthet e nates.

Keni shkaterruar prinderit e saj. Nese ka nje Zot, paste meshire per ta.

Por kam nje shprese te madhe per ju. Jo nga sistem gjyqesor. Jo. Tjeter kund fle lepuri. Me kane thene se ne burgjet shqiptare zakonisht te tilla krime, te burgosurit e vjeter i shperblekan me te njejten monedhe. Domethene ju do perdhunoheni rishtas e rishtas derisa vdekja t’iu duket kapak floriri dhe kolonoskopine mos te keni nevoje ta beni me narkoze. Por nuk do ju lene te vdisni. Do ju perdhunojne prape, derisa mos dalloni se kur gromesini dhe kur pirdhni. Ju uroj nje fat te tille. Dhe pas kesaj eksperience te jeni te sigurte qe nuk do kerkoni me femra por do donit qe mos dilnit kurre nga burgu. Mos kini shprese se qenia minorene do ju shpetoje. Te jesh i mitur eshte qar ne gjykate, por po hengret qofte edhe 6 muaj burg, ne burgjet shqiptare te jesh minoren, eshte nje mallkim. Uroj ta merrni te plote dhe drejtoria e burgjeve te kujdeset per sistemimin tuaj ne nje strofe te tille qe ajo e luanit t’iu dukej kamp pushimi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0046610832214355
array(1) { ["section"]=> string(124) "perdhunimi-i-13-vjecares-revoltohet-hila-vetem-shtireni-se-keni-friken-e-fatit-qe-do-te-kene-8-monstrat-kelyshat-tuaj-151517" }