Përdhunimi i 15-vjeçares nga i moshuari dhe tre të rinjtë, reagon Av. i Popullit: Të shqetësuar se rastet po përsëriten, duhet siguri në ambjentet shkollore

Publikuar tek: aktualitet, më 22:28 30-05-2020 Përdhunimi i 15-vjeçares nga i moshuari dhe tre të rinjtë, reagon Av. i Popullit: Të shqetësuar se rastet po përsëriten, duhet siguri në ambjentet shkollore

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me rastin e tmerrshëm të abuzimit seksual nga 65-vjeçari Abaz Doku dhe tre të rinjtë, ndaj të miturës në Tiranë.

Duke qenë se dëshmia e vajzës nxorri detajin shokues, ku thuhet se i moshuari e ngacmonte 15-vjeçaren që kur ishte roje në shkollën e saj, madje dyshohet se ka abuzuar vazhdimisht dhe me të mitura të tjera, Ballanca e sheh problemin e thellë tek siguria në mjediset shkollore.

Institucioni i Avokatit të Popullit, i konsideron këto raste të përsëritura dhe shpreh shqetësimin e thellë, lidhur me sigurinë në mjediset e institucionit të edukimit.

Njoftimi i plotë i Avokatit të Popullit

AP dhe KMPDF u njohën nëpërmjet informacionit të gjeneruar nga mediat e shkruara dhe vizive, për rastin e tmerrshëm të abuzimit seksual të një minoreneje në mjediset e institucionit të edukimit.

Avokati i Popullit dhe KMPDF shprehin shqetësimin për raste të tilla, të cilat vijojnë të përsëriten!

Në zbatim të nenit 23, të ligjit nr.18/2017 “Për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës”, çdo fëmijë ka të drejtë të mbrohet ndaj të gjitha formave të dhunës, duke përfshirë abuzimin, neglizhimin, shfrytëzimin, trafikimin, pengmarrjen, pornografinë, abuzimin seksual, si dhe forma të tjera të dhunës, pavarësisht vendit ku kryhet, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

Ligji nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, një ndër parimet kryesore të funksionimit të sistemit arsimor parauniversitar, ka ofrimin e mbrojtjes nga çdo formë veprimi ose mosveprimi që mund t’u shkaktojë diskriminim, dhunë, keqtrajtim ose dëm moral ndaj nxënësve.

Ligji i sipërpërmendur përcakton detyrimin e njësisë bazë të qeverisjes vendore, për garantimin e paprekshmërisë së institucioneve arsimore në juridiksionin e saj dhe mjediseve të tyre, si dhe
ruajtjen dhe mirëmbajtjen e institucionit arsimor publik.

Në këtë kuptim, shqetësimi ynë institucional shkon kah ruajtjes dhe sigurisë së shkollave me shërbimin me roje private dhe, mënyrës se si rregullohet ky shërbim. Për nga natyra e tij, komplekse dhe delikate, autoritetet shtetërore përgjegjëse duhet të jenë tepër rigorozë dhe të kujdesshëm, kur kontraktojnë shërbime të tilla, pasi në këtë rast, interesi më i lartë i fëmijës mbizotëron.

Përzgjedhja e personelit të shërbimit të ruajtjes duhet të bazohet në kritere jo vetëm profesionale, por mbi të gjitha mbi kritere që kanë të bëjnë me shfaqjen e vlerave të moralit shoqëror, integritetit dhe personalitetit, të cilat me keqardhje konstatojmë, që në më të shumtën e rasteve nuk respektohen.

Ndërkohë, që me keqardhje konstatohet, se shpesh herë për sigurimin e një shërbimi të tillë apo edhe të tjera shërbime bazike si ngrohja, etj., të ardhurat gjenerohen nga pagesat e prindërve të nxënësve.

Avokati i Popullit dhe KMPDF theksojnë detyrimin kushtetues e ligjor, që kanë të gjithë aktorët e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijës për të garantuar mbrojtjen e fëmijës në çdo rast, në zbatim të interesit më të lartë të tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096938610076904
array(1) { ["section"]=> string(159) "perdhunimi-i-15-vjecares-nga-i-moshuari-dhe-tre-te-rinjte-reagon-av-i-popullit-te-shqetesuar-se-rastet-po-perseriten-duhet-siguri-ne-ambjentet-shkollore-208459" }