Përdhunimi i 15-vjeçares në Kamëz, pezullohet drejtori i shkollës 9-vjeçare, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:27 03-06-2020 Përdhunimi i 15-vjeçares në Kamëz, pezullohet drejtori i shkollës 9-vjeçare, ja kush e zëvendëson (EMRI) Besnik Daci

Drejtori i shkollës “Azem Hajdari” në Babrru, Kamëz, ku zhvillonte mësim 15-vjeçarja e abuzuar është pezulluar nga detyra, deri në përfundimin e hetimit.

Mësohet se Besnik Daci do të zëvendësohet nga Mimoza Dosti.

Kjo lëvizje vjen pas publikimit të historisë tronditëse, ku u mësua se roja i shkollës, 65-vjeçari Abaz Doku, abuzonte seksualisht me 15-vjeçaren, nxënëse në atë shkollë.  

Abaz Doku kishte filmuar të gjithë aktin seksual me të miturën dhe më pas ua kishte shpërndarë edhe tre të rinjve, të cilët abuzuan me 15-vjeçaren duke e shantazhuar me pamjet filmike.

Sakaq, i moshuari pedofil Abaz Doku dhe katër bashkëpunëtorët në këtë krim monstruoz, janë lënë në arrest me burg. Mbi 65-vjeçarin rëndojnë katër akuza, abuzim seksual me të mitur, abuzim seksual me dhunë me të mitur, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098869800567627
array(1) { ["section"]=> string(107) "perdhunimi-i-15-vjecares-nga-roja-shkarkohet-drejtori-i-shkolles-9-vjecare-ja-kush-e-zevendeson-emri-208931" }