Përdhunimi i të miturës në Kavajë, reagon Prokuroria e Durrësit: Çështja po trajtohet me impenjim maksimal

Publikuar tek: aktualitet, më 18:01 04-02-2019 Përdhunimi i të miturës në Kavajë, reagon Prokuroria e Durrësit: Çështja po trajtohet me impenjim maksimal

Reagon Prokuroria e Durrësit për arrestimin e 7 adoleshentëve që përdhunuan 13 vjeçaren në Kavajë.

Pas vendimit të gjykatës për masën 'Arrest me burg' për adoleshentët, Prokuroria shprehet se çështja po trajtohet me impenjimin e duhur dhe maksimal.

Sipas Prokurorisë, rasti i hetimit është trajtuar nga Prokurorë të Seksionit për të Mitur pranë kësaj Prokurorie, ndërkohë që kërkon mirëkuptim për mospublikimin e të dhënave për shkak se bëhet fjalë për respektim të të drejtave të të miturve dhe për mosndërhyrjen në jetën private.

Kujtojmë se 7 nga 8 adoleshentët e moshës 14-16 vjeç, akuzuar për përdhunimin e saj dolën sot para gjykatës së Durrësit, ndërsa njëri prej tyre ende nuk është vënë në pranga.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës po kryhen hetime për çështjen penale që bën fjalë për veprën penale të marrëdhënies seksuale me të mitur parashikuar nga neni 100/2 K.Penal.

Rasti në fjale po trajtohet me impenjimin e duhur dhe maksimal në zbatim të detyrës dhe në përputhje me normat dhe detyrimet që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur.

Duke marrë shkas nga natyra e veprës penale, personin e mitur që është viktimë e veprës penale dhe të miturit në konflikt me ligjin, që të gjithë të mitur nën moshën 16 vjeç, për rastin hetimi është trajtuar nga Prokurorë të Seksionit për të Mitur pranë kësaj Prokurorie, sipas përcaktimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Për këtë janë mbajtur parasysh në lidhje me publicitetin e këtij hetimi kërkesat e parashikuara në këtë Kod dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e jetës private të të miturit, si dhe me mospublikmin e të dhënave për këtë rast, përcaktime të parashikuara në nenet 33, 43  të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Sa më sipër në respektim të të drejtave të të miturve, për mosndërhyrjen në jetën private dhe në mospublikim e të dhënave që kanë të bëjnë me rastin në fjalë dhe në respektim të detyrimeve që parashikohen në dispozitat ligjore për trajtimin e të miturve, kërkojmë nga ana juaj mirëkuptimin dhe zbatimin e këtyre dispozitave ligjore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.004734992980957
array(1) { ["section"]=> string(111) "perdhunimi-i-te-mitures-ne-kavaje-reagon-prokuroria-e-durresit-ceshtja-po-trajtohet-me-impenjim-maksimal-151534" }