Përdhunimi i të miturës nga 65-vjeçari/ Gazetari i njohur apel shoqërisë shqiptare: Nuk duhet ta harrojmë për tre ditë, po ta ngacmonte vajzën time…

Publikuar tek: aktualitet, më 18:42 01-06-2020 Përdhunimi i të miturës nga 65-vjeçari/ Gazetari i njohur apel shoqërisë shqiptare: Nuk duhet ta harrojmë për tre ditë, po ta ngacmonte vajzën time… Edi Oga

Gazetari Edi Oga i ka bërë apel shoqërisë shqiptare, që të mos harrojnë pas tre ditësh ngjarjen e rëndë në Kamëz, e cila u abuzua seksualisht 65 vjeçari nga Abaz Doku, dhe tre të rinj, pasi në të kundërt do të përsëritet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se kjo histori është përsëritur për ditë me radhë pasi të gjithë janë treguar indiferentë nga familja e 15-vjeçares e deri tek mësuesit dhe komshinjtë.

Sipas Ogës, shoqëritë e qytetëruara kanë mënyra të tjera për t'i zgjidhur këto probleme, por ne nuk kemi më as shtet.

‘Në atë komunitet, ka edhe nga ata që kanë reaguar "ashpër". "Po të ngacmonte vajzën time kështu, do t'ia kisha nxjerrë sytë", tha dikush në lagje pasi pa videon e përdhunimit. E tha këtë por nuk e denoncoi atë që pa. Iu duk normale, përsa kohë vajza në atë film nuk ishte vajza e tij. A nuk kemi reaguar të gjithë kështu? Duke i bërë apel ndjenjës shtazarake të vetëgjyqësisë? Duket si mënyrë e justifikuar për të marrë shpagim, por të gjithë e dimë se nuk është ajo e duhura’, shkruan ndër të tjera Oga.

Postimi i plotë:

Historia e fundit me pedofili, përdhunim me shantazh, indiferencë dhe heshtje të tipit "omertá", nuk duhet lënë të harrohet për 3 ditë, si çdo mënxyrë tjetër që ndodh në këtë vend! Në të kundërt, ajo do të përsëritet më shpejt, më ashpër dhe më pranë secilit prej nesh!

Jam i ndërgjegjshëm që kjo më lart është retorikë. Empatia, në këto kohë është e rrallë dhe zgjat shumë pak. Aq pak, sa nuk prodhon asgjë të qenësishme. Asnjë veprim konkret më tepër sesa një status në Facebook.

Nuk na vjen mirë kur na rendisin mes shoqërive të pazhvilluara. Nëse kjo do të kish ndodhur në perëndim, shteti përkatës do kish reaguar fuqishëm në të gjithë komponentët e së keqes. Tek ne mjaftohen me ndalimin e autorit dhe qortimin e bashkëpunëtorëve. Ndërkohë, nuk janë të paktë ata (pisa) që problemin kryesor e gjejnë te viktimat, tek vajza dhe familja e saj. Sigurisht, edhe ata kanë pjesën e tyre të fajit që historia zgjat më shumë se një ditë e keqe me një ngacmim. Në një familje ku ka komunikim, vajza do kishte treguar në shtëpi që ditën e parë. Prindërit do të kërkonin menhëherë ndihmën e shtetit dhe nëse kjo nuk do të vinte në kohë, të prekurit nuk do të ngurronin të bënin vetëgjyqësi. Por familja me sa duket ishte e pamundur të kuptonte dhe të reagonte në kohën dhe mënyrën e duhur. Me siguri familja është ndjerë e pafuqishme të përballet njëkohësisht me të keqen dhe aleatët e saj të shumtë; përdhunuesi-monstër i moshuar, përdhunuesit e tjerë, çunat e lagjes që shkëmbejnë videot, komshinjtë që pëshpërisin thashetheme, mësuesit e shkollës që interesohen vetëm për ç'ka libri, policët që kanë punë më "serioze" për të bërë... Gjithkush, jashtë derës së asaj shtëpie në periferi, i jepte të drejtë me arrogancë vetes që të zbavitej me këtë fëmijë të shkretë dhe në rastin "më të mirë" të qëndronte indiferent. Dhe ja ku të çon ky indiferentizëm! Ky indiferentizëm ushqen mentalitetin që i jep "kredite" përdhunuesit dhe demonizon viktimën e tij, përsa kohë viktima është në një shtëpi tjetër.

Në atë komunitet, ka edhe nga ata që kanë reaguar "ashpër". "Po të ngacmonte vajzën time kështu, do t'ia kisha nxjerrë sytë", tha dikush në lagje pasi pa videon e përdhunimit. E tha këtë por nuk e denoncoi atë që pa. Iu duk normale, përsa kohë vajza në atë film nuk ishte vajza e tij. A nuk kemi reaguar të gjithë kështu? Duke i bërë apel ndjenjës shtazarake të vetëgjyqësisë? Duket si mënyrë e justifikuar për të marrë shpagim, por të gjithë e dimë se nuk është ajo e duhura.

Shoqëritë e qytetëruara kanë mënyra të tjera për t'i zgjidhur këto probleme. Ne nuk jemi. Ne jemi primitivë. Për dreq, ne nuk kemi më as shtet!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092029571533203
array(1) { ["section"]=> string(151) "perdhunimi-i-te-mitures-nga-65-vjecari-gazetari-i-njohur-apel-shoqerise-shqiptare-nuk-duhet-ta-harrojme-per-tre-dite-po-ta-ngacmonte-vajzen-time-208672" }