Përdhunohen dy vajza të vogla të moshës 5 dhe 2.5 vjeç, policët gjejnë dhunuesit në një rast

Publikuar tek: bota, më 15:53 17-10-2015 Përdhunohen dy vajza të vogla të moshës 5 dhe 2.5 vjeç, policët gjejnë dhunuesit në një rast Pjestare te shoqerise civile ne Indi duke protestuar per dhunime te meparshme

Dy vajza të vogla, të moshës 5 dhe dy vjeç e gjysëm u raportuan si të rrëmbyera dhe më pas të përdhunuara në dy sulme të ndryshme në Delhi në 24 orët e fundit, raporton Mirror. Vajza më e vogël ishte duke parë television në shtëpi në Nangloi përpara se të rrëmbehej nga dy burra me motorrcikletë, sipas raportimit të mediave në Indi. 

Nëna e vajzës në një tv në Indi deklaroi: Vajza ime ishte duke parë Ramleela kur iku energjia elektrike. Pikërisht në këtë moment ata e rrëmbyen”. Ajo më pas u gjet duke qarë dhe në gjendje jo koshiente në një park aty afër.

Të njëjtën ditë, një vajzë 5 vjecare u raportua e përdhunuar nga tre burra në Anand Vihar pasi e kishin marrë nga shtëpia.

Raportohet se një ndër abuzuesit është komshiu I saj, që e mori në shtëpinë e vet, dhe e përdhunoi se bashku me shokët. Policia ka ndaluar tre të dyshuarit për rastin.

“Rrobat e saj ishin mbuluar nga gjaku. Disa lokalë aty e panë dhe thanë se ajo ishte abuzuar seksualisht” tha një zyrtar i policisë së Anand Vihar. “Më pas disa nga fqinjët hynë në shtëpi dhe gjetën tre të dyshuarit, përpara se të na thërrsnin ne” vazhdon ai.

Të dy vajzat kanë lëndime serioze si pasojë e sulmeve ndërkohë që vajza pesë vjecare ka më shumë lëndime, raporton Sëati Maliëal, kryetarja e Komisionit të Grave në Delhi. 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0054049491882324
array(1) { ["section"]=> string(97) "perdhunohen-dy-vajza-te-vogla-te-moshes-5-dhe-2-5-vjec-policet-gjejne-dhunuesit-ne-nje-rast-23342" }