Një i ri në Shkodër është vënë në pranga pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Policia ka arrestuar 25- vjeçarin Vasil Prroni. I riu nuk ka mundur të durojë kur sipas hetimeve të para të policisë, ai ka marrë 17 vjeçaren dhe e ka përdhunuar forcërisht në automjetin e tij. Pikërisht për këtë çështje i është ngritur edhe kallzimi penal nga 17 vjeçarja me inicialet F.L.
Adoleshentja nuk ka pranur dhe i riu nën kërcënime dhe dhunë ka abuzuar seksualisht me 17- vjeçaren. Pas denoncimit policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit ndërkohë që materialet i kane kaluar prokurorisë.