Policia italiane ka vënë në pranga 23 vjeçarin nga Shqipëria i cili akuzohet për përdhunimin e një prostitute.
Pasi e ka kërcënuar me një levë me qëllim që t’i bindej dëshirave të tij seksuale i ka grabitur edhe çantën me para dhe dokumenta personale.
Mësohet se shqiptari kërkohej edhe për një sërë veprash penale si dhunë seksuale dhe grabitje që në vitin 2015.
Policia e kishte shpallur në kërkim që pas mbrëmjes së 20 janarit të 2015 kur përdhunoi prostitutën 26 vjeçare rumune.