Përdhunoi dhe vrau 10-vjeçarin në Peshkopi, i burgosuri i përjetshëm tenton të vetëvritet në burg, flasin prindërit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:46 04-07-2017 Përdhunoi dhe vrau 10-vjeçarin në Peshkopi, i burgosuri i përjetshëm tenton të vetëvritet në burg, flasin prindërit

Prindërit e Shpëtim Zizës, i cili u dënua përjetësisht pasi vrau mizorisht 10 vjeçarin Besim Çenga duke e mbytur në përrua, të ftuar në News 24 kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe kërkojnë drejtësi për dy djemtë e tyre.

Shpëtim Ziza në vitin 2007, atëherë 19 vjeç, e ka mashtruar duke e ftuar të luajë me të 10-vjeçarin Besim Çenga, të cilin e kishte dhunuar dhe mbytur në një përrua afër fshatit Tomin të Dibrës. Trupi i pajetë i vogëlushit u gjet 5 ditë pas zhdukjes, më 23 tetor 2007. 

Pas krimit dhe burgosjes së djalit, familja e Shpëtim Zizës u larguar nga Peshkopia duke u vendosur në Tiranë nga frika e gjakmarrjes, prej së cilës mendohet se u vra Saimir Ziza, vëllai i Shpëtimit.

Rexhepi, babai i të ndjerit Saimir Ziza , rrëfen se ndonëse ka ngritur akuza për vrasjen e të birit, duke treguar dhe autorët, autoritetet përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë, shkruan newsbomb.al.

Prindërit e Shpëtim Zizës, kanë rrëfyer në emision se brenda burgut, të birit, të dënuar përjetësisht i kanë ngritur një kafaz. 

“Shpëtimi ka tentuar të vetëvritet në qeli disa herë,  jemi të shetësuar për veprimet e djalit. Është varur, ka prerë damarët, ca nuk ka bërë. Do vdes, do shkojë tek vëllai. Ka tentuar që të varet në banjo, por e kanë shpëtuar serish. Njëherë e çuan me urgjencë në spital. Para 3 muajve shkova tek djali e më tha: 'S’jam mirë më kanë rrahur'. Kur shoh unë çarçafët, ishin gjithë gjak. I thashë këtë kam, budalla apo të saktë. I thashë pse ma rrihni. I mora çarçafët dhe thash do ju bëjë ekspertizën. Unë kam prova, policët e dhunojnë. Drejtori i burgut më thotë se ai shan”, pohoi nëna e Shpëtimit mes lotësh.

prinderit.jpg

Mësohet se dhe në periudhën kur Ziza ka kryer krimin makabër ka qenë me kartelë pasi vuante nga çrregullimet mendore.  

Rexhep Ziza dhe bashkëshortja e tij kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit tjetër, pasi askush nuk është ndëshkuar për krimin e kryer. /Newsbomb.al/ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14776110649109
array(1) { ["section"]=> string(107) "perdhunoi-dhe-vrau-10-vjecarin-i-burgosuri-i-perjetshem-tenton-te-vetevritet-ne-burg-flasin-prinderit-84959" }