Një 28 vjeçar nga Durrësi ka abuzuar seksualisht si dhe ka dhunuar 18 vjeçaren, e cila e ka denoncuar në polici.
E.C ka bërë në polici kallëzim penal ndaj shtetasit V.B për përdhunim dhe ushtrim dhune. Ndërkohë ka nisur procedimi penal ndaj 28 vjeçarit, banues në Sukth të Ri, Durrës. Policia po merret me hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.