“Përdhunoni të gjitha vajzat me xhinse të grisura!” Avokati dënohet me burg

Publikuar tek: bota, më 13:28 03-12-2017 “Përdhunoni të gjitha vajzat me xhinse të grisura!” Avokati dënohet me burg

Është dënuar me 3 vjet burg avokati, i cili bëri thirrje publike që të përdhunohen të gjtha vajza që veshin xhinse të grisura.

Nabih al-Ëahsh, një avokat i shquar, po ashtu u gjobit me 1.130 dollarë.

Avokati Al-ëahsh nga Egjipti shokoi në një debat televiziv, teksa bëri thirrjen e tij.

Al-Ëahsh theksoi se është “detyrë kombëtare” e egjiptianëve që të përdhunojnë vajzat që veshin xhinse të grisura, pasi sipas tij ato e kërkojnë vetë një gjë të tillë.

“Vajzat duhet të respektojnë veten në mënyrë që të tjerët t’i respektojnë. Mbrojtja e moralit është më e rëndësishme sesa mbrojtja e kufirit”, ka deklaruar asokohe avokati.

Kjo deklaratë shokuese e avokatit ngjalli mjaft debate tensioneuese në vend. Ndërsa Al-Ëahsh ka mbrojtur veten duke argumentuar se si edhe vajza e tij do të meritonte të përdhunohej nëse vishte një palë xhinse të tilla.

“Vajza ime mban xhinse të thjeshta. Duhet t’u përmbahemi zakoneve dhe traditave lindore të cilat rrjedhin nga religjionet hyjnore”, u shpreh avokati.

auto_egypt3n-1-web1512301145.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hamas: Rikthehet Intifada nëse SHBA njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit
Policia zbarkon në shtëpinë në Romë, ajo që gjejnë iu thyen zemrën (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.010344982147217
array(1) { ["section"]=> string(79) "perdhunoni-te-gjitha-vajzat-me-xhinse-te-grisura-avokati-denohet-me-burg-101786" }