Përdhunuan 20-vjeçaren në grup dhe e kërcënuan se do t’i publikonin video porno, dy të rinjtë shqiptarë e pësojnë keq

Publikuar tek: aktualitet, më 13:00 23-02-2018 Përdhunuan 20-vjeçaren në grup dhe e kërcënuan se do t’i publikonin video porno, dy të rinjtë shqiptarë e pësojnë keq

U dhunua nga i dashuri dhe miku i tij. Dy 25 vjeçarët shqiptarë kanë dalë dje për herë të parë para gjykatës në Rimini, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në shkurt 2014 me akuzën e dhunës seksuale në grup ndaj një 20 vjecareje nga Rimini.

I pari madje e ka kërcënuar se do të hidhte në rrjetet sociale të gjitha filmimet porno ku ajo dukej si protagoniste.

Procesi u hap paraditen e djeshme, por dy të akuzuarit, të mbrojtur nga avokatja Giovanna Olla, thonë se janë gati të mbrohen dhe kanë një tjetër histori për të treguar.

Sipas tregimit të viktimës, ajo e kishte njohur shqiptarin në rrjetet sociale, kishin komunikuar në chat dhe më pas kishin vendosur të takoheshin. U pëlqyen menjëherë, dhe pas pak kohe, u kthyen në të dashur. Por dashuria e madhe u duk se ishte mashtrim sepse, sipas versionit të vajzës, ai kishte filluar të merrte foto pornografike. Kështu, ajo kishte vendosur ta linte.

Ai e pëlqente akoma, dhe vendosi ta shikonte edhe njëherë tjetër, dhe vajza italiane kishte pranuar. Atë natë, shqiptari shkoi ta merrte me makinë, por sapo kishte hyrë në mjet, ajo kishte vënë re se ishte në makinë edhe një person tjetër. Një mik, kishte deklaruar I dashuri, që nuk do ti shqetësonte.

Pasi kanë bërë pak kilometra, makina kishte ndaluar në një parking në periferi të Riminit, dhe në mënyrë diskrete, shqiptari tjetër kishte dalë. Duke mbetur vetëm, dy ish-të dashuruarit kishin pasur një raport seksual. Por menjëherë më pas, miku u bë I gjallë. Kishte hapur derën menjëherë dhe kishte hyrë në makinë. Dhe në atë moment sipas vajzës, filloi makthi. Të dy miqtë e kishin detyruar të bënte seks me të dy, dhe ajo s’kishte ctë bënte tjetër vec të binte pre e dhunës.

Por nuk kishte mbaruar asgjë. Sepse, tregon vajza, ish-I dashuri e kishte kontaktuar menjëherë. Cfarë kishte më shumë se përdhunimi? Djali pretendonte raporte të tjera seksuale, dhe nëse ajo do të refuzonte, ai kishte kërcënuar se do të hidhte në rrjetet sociale imazhet e saj nudo.

Ndërkohë që kanë bërë seks ai në fakt e kishte filmuar, dhe të gjitha ato pamje do të bënin xhiron e rrjetit. Por tani vajza kishte vendosur të denonconte mikun e saj. Të dy, tashmë akuzohen për dhunë seksuale, dhe interferim në jetën private. Akuza që mund tu kushtojnë djemve disa vite burg.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013828992843628
array(1) { ["section"]=> string(123) "perdhunuan-20-vjecaren-ne-grup-dhe-e-kercenuan-se-do-t-i-publikonin-video-porno-dy-te-rinjte-shqiptare-e-pesojne-keq-111197" }