Përdori ilaçe popullore, Ministrja e Shëndetësisë infektohet me Covid-19

Publikuar tek: bota, më 21:36 24-01-2021 Përdori ilaçe popullore, Ministrja e Shëndetësisë infektohet me Covid-19 Pavithra Wanniarachchi

Ilaçet popullore nuk janë aspak efektive ndaj Covid-19.  

Të paktën kjo është vërtetuar nga Ministrja e Shëndetësisë në Sri Lanka, Pavithra Wanniarachchi, e cila pavarësisht se ka konsumuar mjaltë me arra ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.

Ministrja është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e të afërmve.

Ajo gjithashtu derdhi një kovë me ujë të "bekuar" në një lumë në nëntor pasi një njeri i vetëquajtur zot i tha asaj se do t'i jepte fund pandemisë.

Vendi ishullor prej 21 milionë banorësh miratoi përdorimin emergjent të vaksinës Oxford-AstraZeneca vetëm disa orë pasi zonja Ëanniarachchi ishte pozitive.

"Testi i saj i antigjenit u kthye pozitiv të Premten dhe asaj i ishte kërkuar të izolohet. Të gjitha kontaktet e saj të menjëhershme janë vënë në karantinë," thuhet në njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë në vend.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studimi i fundit: Këto janë 4 vitaminat që ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit
Disa shtete heqin karantinën për turistët, por duhet paraqitur “pasaporta” e vaksinës kundër koronavirusit »
Article Logic
Execution time: 0.011182069778442
array(1) { ["section"]=> string(78) "perdori-ilace-popullore-ministrja-e-shendetesise-infektohet-me-covid-19-236241" }