70-80 % e shqiptarëve janë përdorues të rrjetit social Facebook.
Sipas Internet World Stat për vitin 2017, ndër 1,932,024 përdorues të internetit, 1,400,000 janë përdorues të një llogarie Facebook. Shqiptarët renditen të 7-tët në Europë dhe të 2-tët në Ballkan, pas malazezëve. Maqedonia, Greqia, kanë rreth 60-70 % të përdoruesve në popullatë, ndërsa Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia kanë nivel më të ulët përdorimit, rreth 50-60%. Në nivelin më të lartë, në të cilin edhe shqiptarët gjenden, bën pjesë edhe Irlanda, Britania dhe Portugalia.
Facebook u konfirmua rrjeti social më i përhapur në botë, sipas të dhënave të përditësuara deri në fund të janarit 2018, të marra nga Alexa dhe përpunuar nga Il Sole.