Përdornin emrin dhe logon e tyre për anketime, denoncimi i OSBE: Ne nuk bëjmë sondazhe, do të ndjekim rrugën ligjore për këtë organizatë

Publikuar tek: politike, më 19:09 22-02-2021 Përdornin emrin dhe logon e tyre për anketime, denoncimi i OSBE: Ne nuk bëjmë sondazhe, do të ndjekim rrugën ligjore për këtë organizatë Ilustruese

OSBE në Shqipëri ka denoncuar jë organizatë të vetëquajtur OKSE se po përdor emrin dhe logon e tyre për të bërë anketime dhe sondazhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Prezenca e OSBE në Shqipëri bën me dije se nuk ka asnjë lidhje me këto anketa dhe sondazhe, ndërsa shprehet se do të ndjekë veprime ligjore kundër kësaj organizate.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nuk po zhvillon asnjë anketë zgjedhore në Shqipëri

TIRANË, 22 shkurt 2021 - Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është vënë në dijeni se një organizatë e vetëquajtur OKSE po zhvillon anketa dhe studime, duke pretenduar se e bën këtë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dëshiron të sqarojë se ajo nuk ka asnjë lidhje me OKSE-n dhe me asnjë anketues tjetër në Shqipëri. OSBE-ja nuk është dhe nuk do të jetë e përfshirë në sondazhe zgjedhore, dhe ajo distancohet plotësisht nga kjo organizatë dhe veprimet e saj.

Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse lidhur me çështjen dhe rezervojmë të drejtën të ndjekim veprime ligjore kundër përdorimit të paautorizuar të emrit apo logos së OSBE-së. Me këtë rast, informojmë se emri i OSBE-së, emblema e saj dhe logo të tjera, që janë pronë ekskluzive e OSBE-së, mbrohen nga Neni 6 i “Konventës së Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale” dhe nuk mund të kopjohen, të riprodhohen, të shfaqen apo të përdoren pa lejen paraprake me shkrim të OSBE-së”, thuhet në reagimin e OSBE.


152598625_1373406369679873_8976104394592231951_o.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetëm 2 ditë të mbetura nga afati final për koalicionet, pas Fatmir Mediut në selinë blu shkon edhe Shpëtim Idrizi
Përfundon takimi ‘kokë më kokë’ mes Bashës dhe Idrizit, çfarë u diskutua në selinë blu »
Article Logic
Execution time: 0.011888027191162
array(1) { ["section"]=> string(140) "perdornin-emrin-dhe-logon-e-tyre-per-anketime-denoncimi-i-osbe-ne-nuk-bejme-sondazhe-do-te-ndjekim-rrugen-ligjore-per-kete-organizate-239819" }