Policia e Vlorës ka arrestuar pronarin e një agjencie turistike që dyshohet të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike.
Shtetasi Bejot Revaj, 50 vjeç, është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga policia muaj më parë. 50 vjeçari dyshohej se trafikonte marjuhanë drejt shtetit grek me autobusët e agjencisë së tij.
Droga kalohej në shtetit fqinj, e fshehur në shasinë e autobusëve.
Më 18 prill të vitit 2014, ishin arrestuar nga policia edhe drejtuesit e autobusëve të agjencisë.