Përdorte bidona vaji për ndërtimin e kompleksit, 39 persona humbin jetën, më shumë se 100 nën rrënoja

Publikuar tek: bota, më 11:37 09-02-2016 Përdorte bidona vaji për ndërtimin e kompleksit, 39 persona humbin jetën, më shumë se 100 nën rrënoja

Arrestohet ndërtuesi i kompleksit Golden Dragon në Taiwan, ku 39 persona humbën jetën, pas tërmetit me magnitudë 6.4 ballë, ndërkohë që rreth 100 njerëz te tjerë besohet se janë nën rrënoja.

Personi që ka ndërtuar pallatin është arrestuar nga policia dhe akuzohet se ka përdorur mjete me cilësi të ulët për ndërtimin e pallatit, raporton Reuters. Madje, në artikull shkruhet se disa njerëz kanë parë bidona vaji brenda murit, të cilat thuhet se janë përdorur si materiale ndërtimi të kompleksit.

Forcat e shpëtimit janë akoma në kompleksin Golden Dragon ku besohet se më shumë se 100 persona janë akoma nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet me pajisje të renda të teknologjisë së lartë, por ka pak shpresa për gjetjen e të mbijetuarve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ushtari mbijeton për 6 ditë nën dëborën e Himalajeve, u gjet në thellësinë 8 metra
Çifti zgjedh qytetin “fantazmë” për t’u martuar, mesazhi i fortë që po shkon në gjithë botën (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.0090320110321045
array(1) { ["section"]=> string(105) "perdorte-bidona-vaji-per-ndertimin-e-kompleksit-39-persona-humbin-jeten-me-shume-se-100-nen-rrenoja-32117" }