Përdoruesit të kokainës i rreh zemra për 25 minuta pasi ia heqin nga trupi (Video)

Publikuar tek: bota, më 15:59 11-06-2017 Përdoruesit të kokainës i rreh zemra për 25 minuta pasi ia heqin nga trupi (Video)

Kokaina është një nga drogat më të forta në planet. Ajo është lidhur me shtimin riskut të atakut kardiak dhe goditjeve në zemër.

Por kjo video tregon një anë tepër shokuese se çfarë mund t’i ndodhë një personi që është përdorues i kokainës për një kohë të gjatë.

Video e postuar nga MEDspiration, tregon zemrën e një pacienti që kishte abuzuar me kokainën për 15 vjet.

Zemra e tij jo vetëm që është 3 herë më e madhe se një zemër e shëndoshë por vijoi të rrahë edhe për 25 minuta pasi iu hoq nga trupi.

"Humbja e kontraktimit të kardiomiokiteve (rrahja e zemrës) normalisht ndodh brenda 60 sekondave pas fillimit të ishemisë totale (mungesa e plotë e oksigjenit).

"Paaftësia e kësaj zemre për të ndaluar kontraktimin mund të jetë për shkak të adaptimit të qelizave të zemrës që iu nënshtruan abuzimit afatgjatë të kokainës. Konsumi i kokainës shkakton një rritje dramatike të rrahjeve së zemrës, ndërsa gjithashtu zvogëlon rrjedhjen e gjakut koronare për shkak të vazokonstrikimit adrenergik të enëve’, shpjegon MEDspiration. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Televizioni sirian: Vritet lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi
Sulmohet burgu, arratisen 900 të dënuar »
Article Logic
Execution time: 0.013607025146484
array(1) { ["section"]=> string(86) "perdoruesit-te-kokaines-i-rreh-zemra-per-25-minuta-pasi-ia-heqin-nga-trupi-video-82071" }