Perëndimi do rend të ri në Ballkan, Shqipërinë e vendos në krye

Publikuar tek: aktualitet, më 17:35 11-06-2015 Perëndimi do rend të ri në Ballkan, Shqipërinë e vendos në krye

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania do të krijojnë një rend të ri në Ballkan, ku do të kryesojë Shqipëria. Kështu aludon agjensia mediatike serbe “Blic”, e cila sulmon Perëndimin, që cila sipas, saj kërkon kënaqjen e shqiptarëve.

"Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të afrohen dhe të hyjnë në BE, mirëpo, së pari duhet ta kenë prioritet sundimin e ligjit dhe të zhvillojnë ekonominë e tregut. Por edhe forcimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët, me të cilin Serbia vështirë se do të pajtohet. Perëndimi kërkon të arrijë “pacifizëm” të nacionalizmit serb, hyrjen në NATO, heqjen e Republikës dhe kënaqjen e shqiptarëve në të gjithë trevat që jetojnë”, shkruan "Blic".

Sipas Ivan Vejvodës, nga "Marshal Fund", Serbia mbetet e fundit për t’u zgjidhur në sytë e Perëndimit.

"Ne në korrik na presin dy ngjarje shumë të rëndësishme: Vizita e gruas me të fuqishme në botë, Angela Merkel, e cila më 8 dhe 9 korrik qëndron në Beograd dhe shënimi i 20-vjetorit të Masakrës së Serbenicës, dy ditë më vonë", shkruan e përditshmja serbe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Shqipëria e Madhe", debat mes ministrit të Jashtëm grek dhe ambasadorit Mal Berisha në Oksford
Arrestohet superhajduti i shtëpive në Selenicë, vidhte ç’të gjente »
Article Logic
Execution time: 0.011763095855713
array(1) { ["section"]=> string(68) "perendimi-do-rend-te-ri-ne-ballkan-shqiperine-e-vendos-ne-krye-13310" }