Përfaqësoi Shqipërinë si Miss, kush është vajza me aftësi ndryshe nga Gramshi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:13 18-11-2019 Përfaqësoi Shqipërinë si Miss, kush është vajza me aftësi ndryshe nga Gramshi

Maria Taragjini është një vajzë me aftësi ndryshe e cila nuk flet dhe nuk dëgjon. Ajo është studente në vitin e dytë në Universitetin e Arteve për degën Skulpturë dhe Pikturë.

Maria ka jetuar larg familjes duke ardhur që në moshën 5-vjeçare në Tiranë për të studiuar në shkollën e nxënësve që nuk dëgjojnë e nuk flasin. Ndërsa familja e saj jeton ende në fshatin Kodovjat të Gramshit.

Ndonëse me aftësi ndryshe, kjo nuk e ka penguar që të ndjekë ëndrrën e saj. 21-vjeçarja ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin ‘Miss and Mister Deaf 2019’ që u zhvillua në Itali, duke u renditur në vendin e 5-të.

E ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’, e shoqëruar nga shoqja e saj Loreta, e cila e ndihmoi në komunikim me gjuhën e shenjave, Maria rrëfyer më shumë mbi këtë eksperiencë .

 ‘Konkurrova me 5 veshje; me një veshje kuqezi, me një veshje të zezë, me diçka që më është dukur në modë, me rroba banjo dhe me fustanin e kuq. Gara ishte e fortë, shumë vajza të bukura, shumë konkurrencë. Nuk e kam pasur të vështirë, e kam ndjerë veten të sigurtë pasi më kanë ndihmuar njerëz që janë të kësaj fushe. Plotësova ëndrrën që kam pasur që e vogël, kam mësuar se si të eci në pasarelë, të bëhem e bukur. Plotësimi i ëndrrës është diçka shumë e madhe’, ka treguar bukuroshja.

75402174_10156390770772680_4883323763388579840_n.jpg76762466_10156390770557680_1484402605156204544_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074930191040039
array(1) { ["section"]=> string(83) "perfaqesoi-shqiperine-si-miss-kush-eshte-vajza-me-aftesi-ndryshe-nga-gramshi-186358" }