Përfaqësuesi i i Avokatit të Popullit publikon PAMJET E RËNDA: Bashkia e Kukësit helmon qentë e rrugës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:36 20-01-2021 Përfaqësuesi i i Avokatit të Popullit publikon PAMJET E RËNDA: Bashkia e Kukësit helmon qentë e rrugës

Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit në Kukës, Besmir Billa, publikon disa pamje tëë rënda të regjistruara mëngjesin e sotëm dhe shkruan se qentë e rrugës janë helmuar nga punonjës të Bashkisë.

“Në hyrje të Godinës së Shërbimeve Sociale të Bashkisë Kukës, janë parë 2 qenë të helmur, ku njëri  prej tyre nuk nuk jetonte më.

-Banorë dhe qytetarë që ishin aty pranë shprehen se kanë parë një person në mëngjes teksa i ka lidhur e helmuar dhe dyshojnë se ka qenë një punonjës i Bashkisë Kukës.

-Nga ana tjetër, nga kontakti me drejtorin përkatës të Bashkisë, ai u shpreh se nuk ka mundësi që ta ketë bërë një punonjës i Bashkisë dhe se shumë shpejt qentë do largohen nga ambientet”, shkruan Billa.

Ai thekson se me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, “Keqtrajtimi i kafshëve” është vepër penale dhe parashikohet nga neni 207/c i tij, ku dënimi për rastet kur si pasojë vjen vdekja e kafshës, parashikohet deri në 6 muaj burgim.

VIDEO - PAMJE TË RËNDA:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trafik në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 4 makina (VIDEO)
Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, telefoni i tij vijon të bjerë (Hyrja e fundit në Whatsapp) »
Article Logic
Execution time: 0.012938976287842
array(1) { ["section"]=> string(108) "perfaqesuesi-i-i-avokatit-te-popullit-publikon-pamjet-e-renda-bashkia-e-kukesit-helmon-qente-e-rruges-235708" }