Misioni i ODIHR po vijon takimet me partitë kryesore politike në vend, pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.
Pas përfundimit të takimit në selinë e PS, përfaqësuesit e jashtëm po zhvillojnë së fundmi një mbledhje në selinë blu të PD.
Përfaqësuesit e ODIHR janë pritur në takim nga kryedemokrati Lulzim Basha, përfaqësuesi ligjor i PD Ivi Kaso si edhe Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare në Partinë Demokratik, Arben Kashahu.
Më pas, ODIHR do vizitojë selinë e LSI ndërsa ditën e mërkurë ODIHR do të ketë takim me KQZ. Po ashtu ky mision do të ketë takime edhe me shoqërinë civile apo partitë e tjera pasi do të qëndrojë 5 ditë për vlerësim të situatës në vendin tonë.