Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Beograd: Lista Srpska pro rrëzimit të qeverisë Haradinaj

Publikuar tek: rajon, më 23:50 24-05-2019 Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Beograd: Lista Srpska pro rrëzimit të qeverisë Haradinaj Drejtori i te ashtuquajtures 'Zyra per Kosoven', Marko Gjuriç

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë udhëtuar në Beograd ku janë takuar me presidentin serb, Aleksander Vucic, dhe drejtorin e të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuriç.

Pas këtij takimi, Vucic ka kërcënuar me masa ndaj Kosovës, ndërsa Gjuriç ka thënë se Lista Serbe është e gatshme që të japë votat për rrëzimin e Qeverise Haradinaj.

‘Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe nuk mbështet qeverinë në Prishtinë, por është e gatshme të mbështes secilën parti politike, që organizon iniciativa për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt’, ka thënë Gjuriç.

Gjuriç ka folur edhe për qëndrimet e opozitës kosovare të cilët thonë se nuk dëshirojnë që ta rrëzojnë Qeverinë me votat e Listës Serbe. 

Teksa ka folur për zgjedhjet në veri, Gjuriç ka thënë se përmes zgjedhjeve u parandalua edhe një herë shtrirja e pushtetit të shqiptarëve në pjesën e Veriut të territorit të Republikës së Kosovës.

Këto deklarime të Gjuriç, vijnë pas mobilizimit të opozitës kosovare për rrëzimin e Haradinajt nga pushteti përmes një mocioni votëbesimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021720170974731
array(1) { ["section"]=> string(100) "perfaqesuesit-e-serbeve-te-kosoves-ne-beograd-lista-srpska-pro-rrezimit-te-qeverise-haradinaj-165608" }