Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane te ‘Krimet e Rënda’, në pritje të vendimit për Saimir Tahirin

Publikuar tek: aktualitet, më 20:18 19-09-2019 Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane te ‘Krimet e Rënda’, në pritje të vendimit për Saimir Tahirin Treshja e gjyqtareve qe pritet te marre vendimin per Saimir Tahirin

Prej më shumë se tre orësh, treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, është ‘kyçur’ në dhomën e konsultimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë vendimin për Saimir Tahirin.

Interesi për këtë seancë maratonë është tepër i lartë, aq sa përveç gazetarëve në hollin e Gjykatës për Krimet e Rënda, është e pranishme dhe përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ama deri tani ende nuk ka të dhëna për vendimin që ka marrë trupa gjykuese, ndërsa jozyrtarisht raportohet se gjyqtarët Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka po zbardhin të plotë arsyet e vendimit të tyre.

Gjithashtu, një tjetër arsye e vonesës lidhet me një debat të fortë mes gjyqtarëve të cilët mesa duket nuk janë në një mendje për rastin ‘Tahiri’. Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg që konvertohen në 8 vite si rrjedhojë e gjykimit të shkurtuar që i ul 1/3 e dënimit.

Na mbetet të presim edhe pak për mësuar fatin e ish-ministrit i cili vazhdimisht është shprehur për pafajësinë e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10380101203918
array(1) { ["section"]=> string(101) "perfaqesuesja-e-ambasades-amerikane-te-krimet-e-renda-ne-pritje-te-vendimit-per-saimir-tahirin-179063" }