Përfitimet pas tërmetit/ Publikohet dokumenti me GAFËN E QEVERISË, mban firmën e Ramës dhe ministrave të tij

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:18 22-01-2020 Përfitimet pas tërmetit/ Publikohet dokumenti me GAFËN E QEVERISË, mban firmën e Ramës dhe ministrave të tij

 Në një vendim qeverie të firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe nga ministrat e tij, lidhur me ndarjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe apartamentet që përfitojnë, ka një gafë të paparë që tregon neglizhencën e madhe sa i përket mënyrës si është shkruar dokumenti.

Në dokumentin që mban firmën e kryeministrit, ndarja e familjeve është bërë në dy kategori por është e paqartë pasi në rreshtin e parë thuhet se familjet deri në 2 anëtarë perfitojnë banesë 45-60 metër katrorë, sakaq në rreshtin e dytë shkruhet se familjet nga 2 deri në 4 anëtarë përfitojne 75-80 metër. Pra familjet me 2 anëtarë sipas dokumentit te publikuar nga gazetari Klodian Tomorri janë në të dyja kategoritë.

 Postimi i Tomorrit:

Qeveri moj hallemadhe
Shikoni pak si e kane bere ndarjen e familjeve dhe siperfaqen e apartamentit qe perfitojne. Shkence, shkence.

Ne rreshtin e pare thone: familjet deri ne 2 anetare perfitojne banese 45-60 meter katrore.
Ne rreshtin e dyte thone: familjet nga 2 deri ne 4 anetare perfitojne 75-80 meter.

Tani ndajeni mendjen. Familjet me 2 anetare ku i fusni, tek rreshti i pare apo tek rreshti i dyte? Apo tek te dyja? ?‍♂️?‍♂️?‍♂️?‍♂️

Fiks si Fadil Hasa i ndjere 7 kamiona me 8 bataliona.

Ky eshte vendim qeverie. I votuar nga 15 burra dhe gra ministra dhe i firmosur nga kryeministri i vendit. Ta besh kete lloj gabimi ne klase te pare, te ngel mesuesi.

Qeveri moj hallemadhe.

82768452_10218757032051606_4503994807311400960_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18242406845093
array(1) { ["section"]=> string(113) "perfitimet-pas-termetit-publikohet-dokumenti-me-gafen-e-qeverise-mban-firmen-e-rames-dhe-ministrave-te-tij-192821" }