Përfitoi 2 milionë euro duke mashtruar, ARRESTOHET administratori i Spitalit Gjerman në Tiranë (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:20 23-05-2018 Përfitoi 2 milionë euro duke mashtruar, ARRESTOHET administratori i Spitalit Gjerman në Tiranë (EMRI-DETAJE)

Arrestohet adminstratori i Spitalit Gjerman, njëherësh pronar i kompanisë farmaceutike "Sulkaj",  Lefter Sulkaj. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për veprën penale”Mashtrim”.

Burime bëjnë me dije se Sulkaj ka mashtruar një numër të lartë personash. Po ashtu ai ka mashtruar edhe 4 banka të nivelit të dytë. Kështu Sulkaj ka përfituar 2 milionë euro. Mësohet se ai i mashtronte qytetarët se do i bënte aksionerë të biznesit të tij duke u marrë shuma marramendëse parash.

Pak kohë më parë Gjykata e Apelit në Tiranë dha masën ‘arrest me burg’ për administratorin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim : - Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05853009223938
array(1) { ["section"]=> string(112) "perfitoi-2-milione-euro-duke-mashtruar-arrestohet-administratori-i-spitalit-gjerman-ne-tirane-emri-detaje-121784" }