Përfitoi 300 mijë dollarë me mashtrim, lirohet pas dy muajsh ish-prefekti i Fierit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:14 03-03-2018 Përfitoi 300 mijë dollarë me mashtrim, lirohet pas dy muajsh ish-prefekti i Fierit

Është lënë i lirë ditën e sotme ish-prefekti i Fierit, Bujar Hasaj i cili u arrestua në fillim të janarit të këtij viti nën akuzën e mashtrimit me një shumë prej 300 mijë dollarësh.

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në hetim në gjendje të lirë kundrejt garancisë pasurore.

Gjykata ka pranuar shumën prej 13 milionë lekësh dhe e ka lënë të lirë, por duke mos e lejuar të dalë jashtë Shqipërisë.

Njoftimi i policisë më 3 janar 2018

Finalizohet me sukses operacioni “Kanadezi”

Arrestohet një shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Gjithashtu në lidhje me këtë procedim, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P.P.

Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 Eurosh

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3 e 186/2 e Kodit Penal”.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041555166244507
array(1) { ["section"]=> string(88) "perfitoi-300-mije-dollare-me-mashtrim-lirohet-pas-dy-muajsh-ish-prefekti-i-fierit-112057" }