Pesë biznesmenë janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë ende në kërkim pasi akuzohen se përmes një skeme mashtrimi me faturat e TVSH-së kanë përfituar 9 milion dollarë.
Me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, Gjykata e Tiranës ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 5 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës, kurse 6 janë ende në kërkim.
Të arrestuar janë biznesmenët:
Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë
Bujar Murataj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Indrit Sulaj, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Shkëlqim Hasani, 50 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë
Ruzhdi Murataj, 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Nevruz Lami, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale B.Gj., M.M., S.K., E.Sh, dhe A.B.
Mësohet se biznesmenët që operonin në Tiranë, në aktivitete të ndryshme si shit-blerje, skrap dhe ndërtim, përmes 50 bizneseve fiktive kanë krijuar një skemë mashtrimi duke përfituar plot 9 milion dollarë përmes rimbursimit të faturave të TVSH-së.