Performanca e Jonida Maliqit në Eurovision, BBC zbulon arsyen pse këngëtarja shqiptare nuk u shpall fituese

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:29 19-05-2019 Performanca e Jonida Maliqit në Eurovision, BBC zbulon arsyen pse këngëtarja shqiptare nuk u shpall fituese

Jonida Maliqi e renditi mbrëmë të 18-ën Shqipërinë ne Eurovision me këngën 'Ktheju tokës'.

Pavarësisht se këngëtarja shqiptare u vlerësua për këngën dhe performancën, mirëpo nuk arriti një rezultat të mirë. Ndërkohë, BBC i ka kushtuar vëmendje Maliqit.

Reportteri i rrjetit televiziv, Neil Smith ka shkruar për Jonidën, ku mes të tjerash 'zbulon' edhe arsyen se përse ajo nuk u shpall fituese.

Këngëtarja mbante kodin numër 2 dhe këndoi e dyta, dhe sipas reporterit gjithçka lidhet me këtë fakt.

“Asnjë finalist i cili ka qenë i dyti në radhë për të performuar nuk ka fituar ndonjëherë Eurovision-in. Ky është një lajm i keq dhe hidhërues për shqiptaren Jonida Maliqi”, shkuan reporteri i BBC-së Neil Smith.

Megjithatë, pavarësisht konstatimit të gazetarit, kjo mund të jetë thjeshtë një rastësi dhe nuk mund të arrihet në përfundim konkret.

“Kënga ‘Ktheju tokës’, vështirë se drithëron dikë aq sa për ta votuar si performancë”, vijon smë tej Smith.

Po ashtu gazetari ka cituar disa nga vargjet e këngës së Jonidës: “Çdo këngë, çdo lot, është thjesht një suvenir i hidhur. Ti humbe identitetin tënd kështu që bën mirë të shkosh në shtëpi tani.”

Këngëtarja Jonida Maliqi sipas Neil Smith i dha fuqi këngës dhe mesazhit që mbart ajo.

Sakaq, fitues për këtë vit i 'Eurosong' u shpall Holanda që përfaqësohej nga këngëtari Duncan Laurence me këngën e titulluar “Arcade'.

jonida-maliqi-780x405.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.089411020278931
array(1) { ["section"]=> string(113) "performanca-e-jonida-maliqit-ne-eurovision-bbc-zbulon-arsyen-pse-kengetarja-shqiptare-nuk-u-shpall-fituese-164861" }