'Përfshihen në veprimtari kriminale', Policia e Shtetit indinjohet nga deklaratat e deputetëve: Të ndalen sulmet, po i jepni krahë krimit

Publikuar tek: politike, më 16:43 03-12-2020 'Përfshihen në veprimtari kriminale', Policia e Shtetit indinjohet nga deklaratat e deputetëve: Të ndalen sulmet, po i jepni krahë krimit

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të disa deputetëve në Kuvend, se policia përfshihet në punë kriminale.

Përmes një reagimi zyrtar, Policia e Shtetit është shprehur e indinjuar për këto deklarata, që sipas tyre kanë përbaltur padrejtësisht punonjësit e Policisë dhe drejtuesit e saj. Më tej ata shkruajnë se edhe në kohën e vështirë që po përballen me pandeminë, policët kanë treguar profesionalizëm dhe përkushtim duke rrezikuar edhe jetët e tyre.

Reagimi i Policisë së Shtetit:

Në interes të opinionit publik, Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për deklaratat e herëpashershme të disa deputetëve të caktuar, në sallën e Kuvendit, të cilët kanë përbaltur padrejtësisht punonjësit e Policisë dhe drejtuesit e saj.

Sulmet nominale të pabazuara dhe të padrejta kundër punonjësve të Policisë së Shtetit janë të papranueshme dhe të dëmshme për interesin publik.

Drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit kanë kaluar me sukses procesin e vetingut dhe janë duke kryer me përkushtim, profesionalizëm e ndershmëri detyrat përkatëse.

Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe goditjen e krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti. Rezultatet domethënëse dhe të pa regjistruara më parë përgjatë tridhjetë viteve kundër paligjshmërisë në tërësi e dëshmojnë qartë këtë.

Njëkohësisht, në përmbushje të misionit të mbrojtjes së jetës, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë duke monitoruar zbatimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke sakrifikuar në vijën e parë, me qëllimin jo ndëshkimin e qytetarëve, por mbrojtjen e jetës.

Reagimi i menjëhershëm i strukturave të Policisë ndaj ngjarjeve të fundit kriminale, profesionalizmi i treguar në zbardhjen e shumicës së tyre, si dhe operacionet e shumta të zhvilluara pothuaj çdo javë me partnerët ndërkombëtarë tregojë se Policia e Shtetit është tashmë një organizatë profesionale dhe e besueshme nga partnerët.

Policia është vetëm e shtetit dhe e qytetarëve në funksion të zbatimit të ligjit dhe të asnjë interesi tjetër.

Ndaj i bëjmë thirrje kujtdo që aludon, akuzon apo përbalt punonjësit e Policisë dhe drejtuesit e saj që të ndalë këto sulme pasi dëmtojnë reputacionin e organizatës dhe i japin krahë krimit.

Ftojmë qytetarët, aleatin tonë më të çmuar dhe të besuar që të mbështesë akoma më shumë Policinë duke shpërfillur çdo zë abuziv, që synon vetëm e vetëm të faktorizojë veten e të implikojë padrejtësisht strukturat e Policisë duke dëmtuar rëndë veprimtarinë e saj të shenjtë, atë të shërbim e në mbrojtje të qytetarëve

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parlamenti Europian publikon draft-raportin për zhvillimet në Shqipëri: Të sigurohet funksionimi i duhur i gjyqësorit dhe lirisë së medias (E PLOTË)
‘Jo vetëm nga pandemia, por dhe në shenjë homazhi ndaj viktimave’, Kryemadhi merr vendimin E PAPRITUR brenda partisë »
Article Logic
Execution time: 0.012856006622314
array(1) { ["section"]=> string(139) "perfshihen-ne-veprimtari-kriminale-policia-e-shtetit-indinjohet-nga-deklaratat-e-deputeteve-te-ndalen-sulmet-po-i-jepni-krahe-krimit-230059" }