Përfshihet nga flakët apartamenti në zonën e “Astirit” në Tiranë, banorët dalin jashtë të tmerruar (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:19 21-01-2021 Përfshihet nga flakët apartamenti në zonën e “Astirit” në Tiranë, banorët dalin jashtë të tmerruar (VIDEO) Zjarr ne nje apartament ne zonen e astirit ne Tirane

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

Banorët e pallatit kanë dalë të merruar nga banesa e tyre, ndërsa nuk bëhet me dije nëse ka persona të lënduar, ndërkohë që dëmet material janë të mëdha.

"Me datë 21.01.2020, rreth orës 23:00, në rrugën "Mikel Maruli", ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale. 

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe nuk ka rrezik për ta. Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit. 

Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit", thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ishte 1 muaj i shtruar, e sollën te hyrja e pallatit të pashëruar, nuk ecte dot’, Manastirliu pas denoncimit të qytetarit: Më duhet ta verifikoj
“Makina që goditi portën e kryeministrisë ishte mbushur me tritol”, gazetari rrëfen bisedën me Sokol Olldashin: Shoferi ishte në gjendje të dehur… »
Article Logic
Execution time: 0.011734962463379
array(1) { ["section"]=> string(108) "perfshihet-nga-flaket-apartamenti-ne-zonen-e-astirit-ne-tirane-banoret-dalin-jashte-te-tmerruar-video-235921" }