Një makinë është gjetur e djegur në Vlorë në lagjen 'Pavarësia'.
Mësohet se automjeti tip 'Renault Clio' me targa AA 442 RX është gjetur anash rrugës e braktisur.
Sakaq, nuk dihet ende se kujt i përket.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.