Një automjet në ecje mësohet se ka marrë flakë tek ura e Tapizës.
Bëhet me dije se automjeti tip Benz i cili është në pronësi të shtetasit Aurel Kadeta, u përfshi nga flakët pas një defekti.
Për shkak të flakëve fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.
Ndërkohë u raportohet se trafiku më parë ishte bllokuar tërësisht teksa policia shkoi në vendngjarje së bashku me zjarrfikësen.