Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një kabinë pranë zyrës së Kadastrës në Fier është përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe nëse është dëmtuar godina e Kadastrës si rezultat i flakëve ngjitur kësaj ndërtese.
Ndërkaq, policia po heton mbi zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.