Një replike gjigande e Londrës së shekullit të 17 i është vënë zjarri mbrëmjen e sotme për të përkujtuar 350 vjetorin e Zjarrit të Madh që shkatërroi kryeqytetin e Britanisë.
Ferri i vitit 1666 shkatërroi pjesën më të madhe të murit të brendshëm të qytetit, mijëra banesa prej druri dhe detyroi Londrën të ndërtohej sërish nga hiri.
Zjarri i Madh i Londrës ra në furrën e bukës Thomas Farrinor, pak pas mesnatës së 2 shtatorit 1666 dhe u shpërnda gradualisht në të gjithë qytetin përpara se të shuhej plotësisht 3 ditë më pas.
Zjarri shkatërroi 80% të murit rrethues të qytetit, 13,200 shtëpi, 87 kisha dhe katedrale.
Vetëm 6 vdekje iu atribuan zjarrit që detyroi të shpërnguleshin mbi 80,000 banorë.