Një magazinë në rrugën "Tre Dëshmorët" në Yzberisht është përfshirë nga flakët.
Menjëherë në vendngjarje pas njoftimit kanë arritur 3 zjarrfikës. Sipas raportimeve, fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale. Nga burime në vendngjarje mësohet se flakët janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit. Akoma nuk është bërë i ditur shkaku i zjarrit.