Një automjet ka shpërthyer në flakë në afërsi të Rinasit, gjatë kohës që ishte në lëvizje.
Mendohet se ka qenë një defekt në sistemin elektrik ajo që ka çuar në ndezjen e flakëve në automjetin tip "Benz" me targa AA 399 JZ.
Dy zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.