Përfshihet nga flakët një banesë private, rrezikojnë të digjen edhe dy shtëpi të tjera

Publikuar tek: aktualitet, më 10:48 15-02-2017 Përfshihet nga flakët një banesë private, rrezikojnë të digjen edhe dy shtëpi të tjera

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën drejt vendit të quajtur "Kuzum Baba" ku është përfshirë nga flakët një banesë private, në pronësi të shtetasit I.A., rreth 58 vjeç.

Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk ka asnjë person të lënduar, pasi nuk kishte njeri në banesë.

Bëhet më dije se banesa po digjet plotësisht dhe rrezikohen dy banesa të tjera që ndodhen pothuajse ngjitur me banesën në fjalë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se flakët janë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike në banesë.

Në vendngjarje ndodhen shërbime të policisë si dhe dy shërbime zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë bëri “koka” e operacionit “Patriot” fill pas arrestimit të 4 grabitësve të 3.2 milion dollarëve
Falsifikonte dokumenta, arrestohet i kërkuari i policisë në Fier (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010926008224487
array(1) { ["section"]=> string(91) "perfshihet-nga-flaket-nje-banese-private-rrezikojne-te-digjen-edhe-dy-shtepi-te-tjera-68767" }