Përfshihet nga flakët pusi i naftës në Mallakastër, dyshohet se pati një shpërthim

Publikuar tek: aktualitet, më 16:33 24-09-2020 Përfshihet nga flakët pusi i naftës në Mallakastër, dyshohet se pati një shpërthim Fotoarkive

Një pus nafte është përfshirë nga flakët në Mallakastër, pranë fshatit Belishovë.

Nga detajet e para dyshohet se ka pasur një shpërthim gazi, duke shkaktuar flakë të mëdha.

Zjarrfikësit e Ballshit dhe Patosit po punojnë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë pusin e naftës. Nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Vendi ku ka ndodhur shpërthimi është i banueshëm dhe mësohet se ngjarja ka krijuar panik te banorët. Gjithë frika është te një shpërthim i dytë i cili mund të shkaktojë dëme në njerëz pasi afër këtij pusi ka shtëpi të banuara. Ndotja mjedisore është po ashtu një problem.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011187076568604
array(1) { ["section"]=> string(88) "perfshihet-nga-flaket-pusi-i-naftes-ne-mallakaster-dyshohet-se-pati-nje-shperthim-221525" }