Përfshihet nga flakët shtëpia në Durrës, humb jetën e moshuara (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:24 02-06-2020 Përfshihet nga flakët shtëpia në Durrës, humb jetën e moshuara (EMRI) Ilustruese

Një zjarr i madh ka përfshirë banesën e një të moshuare në lagjen nr.9 në Durrës, e për pasojë ka sjellë edhe vdekjen e saj nga asfiksimi.

Viktima është 70 vjeçarja Dahurie Koçi, e cila jetonte e vetme.

Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një cigare që e moshuara ka harruar ndezur, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2020, rreth orës 05:00, në lagjen nr.10,Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati,e për pasojë ka humbur jetën shtetësja D.K.,70 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen  e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096030235290527
array(1) { ["section"]=> string(73) "perfshihet-nga-flaket-shtepia-ne-durres-humb-jeten-e-moshuara-emri-208705" }