Përfshirja e Bashës në raportin e Dick Martyt, Topalli: E kaluara e tij e dyshimtë, mendoj shumë gjëra por...

Publikuar tek: politike, më 22:01 23-11-2020 Përfshirja e Bashës në raportin e Dick Martyt, Topalli: E kaluara e tij e dyshimtë, mendoj shumë gjëra por... Fotomontazh, Jozefina Topalli-Lulzim Basha

Kryetarja e forcës më të re politike në vend "Lëvizja për Ndryshim" , Jozefina Topalli deklaroi se ka patur dyshime për të kaluarën e Bashës, veçanërisht gjatë viteve të fundit, duke shtuar se nuk ka ditur kurrë asgjë për jetën e tij përpara se të kthehej në Shqipëri.  

Në emisionin "Quo Vadis" në Vizion Plus, ish kryetarja e Parlamentit komentoi edhe zërat që lidhen me akuzat në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha se ka qenë i përfshirë në raportin e Dick Marty-t.

“Po ta dija tamam do ta kisha thënë. Gjatë të gjithë këtyre viteve kam patur shumë dyshime  mbi të kaluarën e tij. Ka qënë gjithmonë shumë e paqartë. Nuk e kam kuptuar kurrë se cila ka qënë e kaluara e tij përpara se të vinte në Shqipëri. Nuk e kuptoj as sot sepse një njeri që ka dështuar në cdo gjë duhet të vazhdoj të mbaj peng kariken e asaj që ka qënë forca politike e endrrave  të shqiptarëve. Po ta dija do e kisha thënë. Sigurisht që mendoj shumë gjëra, por, unë nuk dua të nxitohem," tha Topalli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk ndodh shpesh, Meta mbështet plotësisht vendimin e Ramës: Nuk do të kisha asnjë hezitim edhe sikur…
Mori gjobë në ditëlindjen e Bes Kallakut, reagon për herë të parë Meta: Unë kam qenë i ftuar, nuk di që të jenë mbyllur restorantet »
Article Logic
Execution time: 0.011018991470337
array(1) { ["section"]=> string(110) "perfshirja-e-bashes-ne-raportin-e-dick-martyt-topalli-e-kaluara-e-tij-e-dyshimte-mendoj-shume-gjera-por-228874" }