Përfundimi i takimit të Bashës me aleatët, opozita e bashkuar: Reforma zgjedhore e domosdoshme për zgjidhjen e ngërçit politik

Publikuar tek: aktualitet, më 18:45 21-10-2019 Përfundimi i takimit të Bashës me aleatët, opozita e bashkuar: Reforma zgjedhore e domosdoshme për zgjidhjen e ngërçit politik Kreu i PD Lulzim Basha dhe aleatet opozitare

Ndërkohë që takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me aleatët opozitar në selinë blu ka përfunduar, janë zbardhur edhe diskutimet e takimit. 

Mësohet se kryedemokrati së bashku me aleatët kanë rënë dakord që e vetmja rrugë për të dalë nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme, të cilat mund të bëhen vetëm me reformën zgjedhore.

Sipas opozitës së bashkuar e keqja e vendit mbetet kryeministri Edi Rama dhe se plotësimi i kushteve të Bundestagut janë rruga e zgjidhjes së krizës.

PD dhe aleatët e saj janë shprehur se me kryeministrin Edi Rama në krye të qeverisë dëmtohet interesi kombëtar për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kujtojmë se ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kërkuar shefit të qeverisë, Edi Ramës që të japë dorëheqjen pas dështimit me negociatat me BE-në siç veproi edhe homologu i tij në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev.

Basha theksoi se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e saj dhe t’i kthejë mandatin popullit.

Bëhet me dije se tashmë agjenda kryesore e opozitës së bashkuar është bindja e ndërkombëtarëve në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Përveç krijimit të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese si kusht nga ndërkombëtarët është edhe reforma zgjedhore.

Drejtori i ri për Europën Qendrore dhe Jugore ne departamentin amerikan, Dave Kostelancik ka kërkuar që Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019767999649048
array(1) { ["section"]=> string(131) "perfundimi-i-takimit-te-bashes-me-aleatet-opozita-e-bashkuar-reforma-zgjedhore-e-domosdoshme-per-zgjidhjen-e-ngercit-politik-182952" }