​Përfundon bastisja në OVL-UÇK, Eulex-i merr me vete dokumente dhe disa kompjutera, ja ç’ndodhi brenda zyrave (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 19:05 25-09-2020 ​Përfundon bastisja në OVL-UÇK, Eulex-i merr me vete dokumente dhe disa kompjutera, ja ç’ndodhi brenda zyrave (VIDEO)

Pas 8 orësh ka përfunduar bastisja e zyrave të OVL UÇK-së nga Eulex-i.

Sekretari i kësaj organizate Faton Klinaku tha se në dokumentet që kanë konfiskuar zyrtarët e Eulex-it nuk ka asgjë.

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi konfirmoi se kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë në proces për t’u dërguar në Hagë.

Pas bastisjes, te zyrat e OVL-UÇK u mblodhën qytetarë për të kundërshtuar bastisjen që po bëhej aty, por më pas nga zyrat e kësaj organizata me pranga në duar u nxorë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. Ai u arrestua nga EULEX për t’u dërguar më pas në Hagë, raporton lajmi.net.

Më pas është ndaluar edhe nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, i cili nuk pranonte të transportohej me veturë të EULEX, e më pas është transportuar nga Policia e Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni një video se çfarë ndodhi brenda zyrave të OVL e UÇK-së:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010703802108765
array(1) { ["section"]=> string(119) "perfundon-bastisja-ne-ovl-uck-eulex-i-merr-me-vete-dokumente-dhe-disa-kompjutera-ja-c-ndodhi-brenda-zyrave-video-221668" }