Përfundon derbi i parë Partizani 1 - 0 Tirana. Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në pjesën e dytë Partizani mundi të shënojë duke siguruar fitoren.
8:45 -Dyndje e madhe tifozësh dhe festë e çmendur vjen nga stadiumi “Qemal Stafa”. Ky pritet të jetë një derbi edhe mes trajnerëve Sulejman Starova dhe Shkëlqim Muça.
Formacionet zyrtare PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Bicaj, Krasniqi, Kalari, Batha, Daja, Trashi, Fejzullahu, Mazrekaj, Sukaj; Trajner: Sulejman Starova. TIRANA: Frashëri, Hoxhallari, Karan, Muça, Smajli, Teqja, Karabeci, Vucaj, Gilman Lika, Fukui, Bakaj; Trajner: Shkëlqim Muça.
Gjyqtarët e ndeshjes janë Lorenc Jemini, Rejdi Avdo dhe Ermal Bajushi.