Përfundon forumi i Davos-it, nuk ka marrëveshje mes pjesëmarrësve, aktivistët rifillojnë protestat

Publikuar tek: bota, më 19:09 25-01-2020 Përfundon forumi i Davos-it, nuk ka marrëveshje mes pjesëmarrësve, aktivistët rifillojnë protestat

Ka përfunduar Forumi Ekonomik Botëror në Davos, ku është folur për ndryshimin e klimës dhe masat që duehn marrë për ta ndaluar, por nuk është gjetur gjuha e përbashkët.

Pas një jave diskutim në Forumin Ekonomik Botëror, në të cilin u diskutua se si duhet të trajtohet problemi më i madh që përballet planeti, ndryshimi i klimës, pati një ngjarje të tensionuar mes Sekretarit Amerikan të Thesarit Steven Mnuchin dhe Presidentes së Bankës Europiane Christine Lagarde.

Mnuchin në fillim të kësaj jave vuri në dyshim fjalët e aktivistes Greta Thunberg, duke u shprehur se planifikimi afatgjatë është i otë kur bëhet fjalë për të analizuar dhe përmbajtur ndryshimin e klimës.

Lagarde nuk u pajtua me këtë deklaratë, duke thënë se është vendimtare për të vlerësuar rrezikun që ndryshimi i klimës paraqet në tregjet financiare dhe në ekonomi, kështu që mund të parashikohet , matet dhe të shpresohet të zbutet.

Këto mendime të kundërta nxorën në pah ndarjen e vazhdueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës për krizën e klimës, megjithë thirrjet e fuqishme të Princit Charles për veprim radikal.

Greta Thunberg, e cila u mbajt edhe si titullarja e konferencës kishte kërkuar javën e kaluar një fund të menjëhershëm të subvencioneve për lëndë djegëse fosile dhe shmangie të plotë nga burimet e energjisë.

"Sigurisht që ato kërkesa janë injoruar plotësisht, por ne nuk prisnim asgjë më pak, për sa kohë që situata nuk po trajtohet si një krizë, atëherë liderët botërorë dhe të biznesit sigurisht që mund të vazhdojnë të injorojnë situatën".

Aktivisti Louis Neubauer tha që grupi planifikoi të gjurmonte premtimet e bëra nga folësit dhe t'i mbajë ato para përgjegjësisë.

"Këtu në FEB shohim dhe dëgjojmë shumë fjalë të këndshme dhe shumë fjalime të mëdha, dhe presim që gjatë ditëve të ardhshme, javëve dhe muajve të ardhshëm, secila nga ato të shndërrohet në veprim," tha Neubauer.

Pas konferencës së tyre për shtyp, Thunberg dhe aktivistët e tjerë  marshuan në protestë poshtë njërës prej rrugëve kryesore të qytetit alpin. Kjo ishte vetëm një shenjë e ngritjes së presionit mbi bizneset dhe drejtuesit e qeverisë për të dhënë rezultate të prekshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070641040802002
array(1) { ["section"]=> string(103) "perfundon-forumi-i-davos-it-nuk-ka-marreveshje-mes-pjesemarresve-aktivistet-rifillojne-protestat-193143" }